SHIFRAT/ Ja sa i kushtoi NATO-s 78 ditët e bombardimeve mbi Serbinë e Millosheviçit

SHIFRAT/ Ja sa i kushtoi NATO-s 78 ditët e bombardimeve mbi Serbinë e Millosheviçit

17:35, 24/03/2019

24 Marsi 1999 do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët dhe e gjithë bota si data që nisi sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë e Sllbodan Millosheviçit dhe data që i hapin rrugën Çlirimit të Kosovës dhe fundit të genocidit mbi shqiptarët.

Por sa ka kushtuar fushata 78-ditore e bomardimeve?

Sipas BBC-së, dita e parë e bombardiimeve ka kushtuar më shumë se 38 milionë euro, ndërsa totali i 78 ditëve ka kushtruar rreth 3 miliardë euro.

Pas Ok-it të presidentit amerikan Bill Clinton dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, sulmi i parë nisi në orën 19:45 të datës 24 mars 1999.

 “Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, u shpreh Presidenti Clinton pas miratimit për fillimin e bombardimeve.

Suulmet ajrore kundër forcave të Millosheviçit zgjatën deri më 9 qershor 1999 vazhduan, datë kur u arrit edhe Marrëveshja e Kumanovës, ndërsa më 11 qershor forcat serbe filluan largimin nga territori i Kosovës.

Kjo ishte edhe ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco