Kuvendi miraton rezolutën për mbylljen e lojërave të fatit

Kuvendi miraton rezolutën për mbylljen e lojërave të fatit

12:44, 22/03/2019

Ka përfundauar seanca e Kuvendit, kushtuar kazinove në të cilat ditëve të fundit ndodhën dy vrasje.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën e propozuar nga Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, Me 74 vota pro, 

me të cilën i kërkon Qeverisë që ta pezullojë veprimtarinë e lojërave të fatit, deri në ndryshimin e ligjit, raporton SyriKosova

Sipas kësaj rezolute, Qeveria menjëherë do të pezullojë aktivitetin e të gjitha llojeve të kazinove dhe lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës, 

Poashtu Kuvendi do të jetë I obliguar ta  mandatojë Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa që të nisë procedurat për nxjerrjen e ligjit të ri që i ndalon të gjitha llojet e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco