Platforma për dialog dërgohet sot në Kuvend

Platforma për dialog dërgohet sot në Kuvend

10:23, 15/02/2019

Kryeparlamentari Kadri Veseli sot pret në takim bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj ka deklaruar dje se platforma e delegacionit shtetëror të Kosovës do të paraqesë qëndrimin e vetëm zyrtar karshi dialogut me Serbinë.

Ndërsa Shpend Ahmeti ka thënë se platforma do të jetë tërësisht e bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe shpreson që javën e ardhshme të mbahet seanca plenare për të dhe të ketë diskutime të mirëfillta në Kuvend.

Ai ka shtuar se Ekipi negociator për dialogun në Bruksel do të hapë edhe temat që më herët nuk janë diskutuar si krimet e luftës, dëmshpërblimi dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco