Haradinaj: Deklaratat e Vuçiç për kufijtë e Kosovës, rrezikojnë paqen në rajon dhe më gjerë

Haradinaj: Deklaratat e Vuçiç për kufijtë e Kosovës, rrezikojnë paqen në rajon dhe më gjerë

14:50, 08/02/2019

Ramush Haradinaj ka reaguar në faqen e tij në facebook pas disa deklaratave të Presidentit serb Vuçiç gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës.

“Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, shkruan Kryeministri Haradinaj.

Ja postimi i tij i plotë:

Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
 
Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
 
Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
RH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco