Shkuajtën parulla për UÇK në dëborë, arrestohen tre të rinj shqiptarë në Beograd

Shkuajtën parulla për UÇK në dëborë, arrestohen tre të rinj shqiptarë në Beograd

14:43, 08/01/2019

Mediat serbe kanë raportuar për arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët në natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar siç thotë “Novosti” simbole “terroriste” UÇK në borën mbi automjete për çka janë dënuar me nga 55 ditë burg.

Image

Policia për këtë siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, shkruan “Novosti”, sipas “Bota Sot”.

Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve  të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin "UÇK", për çka banorët e “frikësuar” kanë lajmëruar policinë.

Pas arrestimit, policia i ka dërguar të rinjtë para gjyqtarit për kundërvajtje i cili iu ka shqiptuar dënimin me burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco