Produktet serbe, Kosova vendos taksën 100 për qind

Produktet serbe, Kosova vendos taksën 100 për qind

14:52, 21/11/2018

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100 %.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

"Nga sot t'i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja", tha Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e përkrahë këtë gjë.

"Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penfuar në transport, në analiza. Cefta nuk ka fu ksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj", tha ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Një ditë palsi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t21/11/2018 16:02

JO VETEM 100% POR MBYLLENI KUFIRIN FARE. ATA EDHE DUAN TE SHESIN EDHE DUAN TJU SHKATERROJNE , KJO NUK SHKON

Shto koment

Denonco