Kryeministrja serbe: Kosova është pjesë e Serbisë, kompromisi i vështirë

Kryeministrja serbe: Kosova është pjesë e Serbisë, kompromisi i vështirë

08:51, 14/11/2018

100 milionë Euro po investon Serbia në infrastrukturën digjitale, që të mos e humbë shansin për të përfituar nga revolucioni i katër industrial, ai i digjitalizimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, teksa e raporton këtë në Kongresin e Ekonomisë së Sueddeutsche Zeitung në Berlin (12 – 14 nëntor 2018), sinjalizoi në të njëjtën kohë edhe potencialin ekonomik në rritje të vendit të vet.

Sipas Deutsche Welle, Brnabiq e shfrytëzoi ftesën në këtë kongres edhe për të shpjeguar stadin aktual të negociatave të Serbisë me Bashkimin Europian në një aktivitet të titulluar "Forumi Europian: Serbia në BE", i cili u zhvillua të hënën në Berlin, në ambjentet e Fondacionit Konrad Adenauer, e u drejtua nga korrespondenti i së përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Michael Martens..

Kosova pengesë për Serbinë

Brnabiq u shpreh qartë për një kompromis, por vuri në dukje se ai kërkon lëvizje të pozivioneve nga të dyja palët: "Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë ", tha Brnabiq.

Ajo e pranoi se konflikti i ftohtë nuk është zgjidhje, por e paraqiti si shumë të vështirë gjetjen e një kompromisi. Brnabiq shprehu shqetësim se nëse nuk arrihet kompromisi për Kosovën,  Serbia nuk do të hyjë në BE.

Sipas Brnabiqit, Serbia tashmë ka plotësuar 85 përqind të kërkesave të katalogut të reformave të BE-së. Serbia e ka marrë statusin e kandidadit qysh në mars të vitit 2012, por negociatat i ka nisur në fillim të vitit 2014. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco