Ambasadori gjerman në Prishtinë: Harrojeni ndryshimin e kufijve, punoni për qytetarët tuaj

Ambasadori gjerman në Prishtinë: Harrojeni ndryshimin e kufijve, punoni për qytetarët tuaj

13:52, 16/08/2018

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me Ministrinë e Financave për krijimin e vendeve të reja në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë eurosh ka folur, edhe për temën e nxehtë që është hapur së fundmi nga presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, për një plan sipas të cilit do të ketë shkëmbime territoresh mes dy vendeve.

Ambasadori Heldt ka deklaruar, se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e qartë kur ka thënë se nuk do të ketë kurrë korrigjim të kufijve në Ballkan dhe ka shtuar që politikanët të bëjnë punën e tyre, për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft, sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilitdo komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe të mos përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar një herë e përgjithmonë”, theksoi mes të tjerave Heldt.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco