Arrestohet në flagrancë pedofili! Prekte vajzat e mitura nga ...

Arrestohet në flagrancë pedofili! Prekte vajzat e mitura nga ...

17:18, 10/08/2018

Një burrë i moshuar, që prekte dhe ngacmonte seksualisht vajzat e reja në Gjilan, është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës. Pasi i dyshuari është vënë në prangat e Policisë atë do ta kontrollojë edhe një psikiatër sepse dyshohet të ketë probleme të natyrës mentale.

“Pas informatave që kemi marrë nga terreni, personi që dyshohet se ka abuzu me fëmijë është arrestuar nga Policia”, tha zyrtari për informim nga Policia rajonale e Gjilanit, Ismet Hashani.

Më tej, Hashani theksoi për Express se ndaj të dyshuarit do të caktohet edhe një kontroll, në rast se ka probleme të natyrës mentale.

“Policia e ka njoftu mjekun psikiatër për të parë se a ka elemente të natyrës mentale”, tha ai.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm në internet janë publikuar video ku i dyshuari shihet duke ngacmuar seksualisht disa të mitura.

Gjilanasit të cilët kanë shpërndarë videot në fjalë, në rrjete sociale kanë treguar se janë të shqetësuar për veprimet e këtij plaku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco