Sot pasdite Kosova pret lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Sot pasdite Kosova pret lajmin e madh për liberalizimin e vizave

10:08, 18/07/2018

Sot në orën 16:00, Kosova pritet ta marrë lajmin e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Zyrtarë të BE-së, sipas Klan Kosova, pritet t'i njoftojnë liderët e Kosovës, që ndodhen në Bruksel, se komisioni do të bëjë një rekomandim pozitiv për vizat. Kjo nënkupton që pas pak muajve, qytetarët e shtetit më të ri në Evropë, do të lëvizin lirshëm nëpër zonën Schengen.

Edhe pjesëmarrja unike e liderëve institucionalë në takimet e ditës së sotme në Bruksel, e sidomos të atij në orën 16:00, ku jepet lajmi për vizat, është një indikacion për lajmin e madh dhe se kjo tregon që të gjithë janë meritorë për këtë zhvillim, pa përjashtuar edhe opozitën.

Sidoqoftë, përfaqësuesve të Prishtinës u është kërkuar të jenë unikë, në të gjitha çështjet tjera eventuale që kanë të bëjnë me liberalizimin, por edhe temat tjera, sikur është dialogu me Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco