VIDEO/ Lufta e Kosovës, dorëzohen pesë kallëzime penale për krimet serbe

VIDEO/ Lufta e Kosovës, dorëzohen pesë kallëzime penale për krimet serbe

12:00, 27/06/2018

Pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale. Grumbullimi i dëshmive është bërë nga Grupi i Shoqërisë Civile të cilët kanë përgatitur kallëzimet kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë.

Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kallëzimet penale do të dorëzohen në ora 11:00, kundër disa serbëve, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës, respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco