Mustafa është kthyer në Prishtinë pas 3 muajsh në Gjermani. Ja si është gjendja shëndetësore e tij

Mustafa është kthyer në Prishtinë pas 3 muajsh në Gjermani. Ja si është gjendja shëndetësore e tij

21:35, 08/04/2018

Kryetari i LDK Isa Mustafa është kthyer dje në Prishtinë. Për tre muaj ai qëndroi në Gjermani për trajtim mjekësor. Familjarët thonë se gjendja e tij është në përmirësim e sipër.

Kryetari i partisë më të madhe në vend, ishte prekur fillimisht nga një grip stinor e më pas gjendja i ishte vështirësuar si pasojë e një sindromi të rrallë dhe të rrezikshëm.

Por duket se gjendja e tij shëndetësore, më në fund po shkon drejt stabilizimit.

Të dielën, askush nga Lidhja Demokratike nuk ka pranuar ta komentojë gjendjen shëndetësore të liderit të tyre, kurse në shtëpinë e tij në Prishtinë nuk janë parë lëvizje të njerëzve për vizita.

Familjarët e Isa Mustafës kanë treguar se shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm, por i duhet edhe pak kohë derisa shëndeti i tij të stabilizohet.

“Mirë është me terapi, tashmë është i lodhur pak”, ka thënë për T7, bashkëshortja e tij, Qefserja.

“Duhet me kuptu se është hala në rehabilitim, për ma shumë besoj se ju njoftojmë me kohë. Unë jam djali i tij po ma mirë është me shku në mënyrë zyrtare”, ka thënë djali i tij, Besiani.

Por ndonese Mustafa u trajtua në një klinikë në Gjermani, partia që ai udhëheq ka vazhduar të funksionojë edhe pa të.

Isa Mustafa e mori udhëheqjen e LDK-së në vitin 2009, kurse në zgjedhjet e fundit arriti të shënonte rezultatin më të mirë që prej vdekjes së Kryetarit Historik të kësaj partie, Ibrahim Rugovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco