Zyrtare/ Kosova cakton dy miqësore para Ligës së Kombeve, sfida ndaj Çekisë dhe Andorrës

Zyrtare/ Kosova cakton dy miqësore para Ligës së Kombeve, sfida ndaj Çekisë dhe Andorrës

12:49, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku Dardanët do të garojnë në Ligën B.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda fillimisht do të përballet me Çekia më 31 maj në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Kjo sfidë konsiderohet një test i rëndësishëm për Kosovën, përballë një kundërshtari me përvojë dhe cilësi në arenën evropiane.

Çekia siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi mposhti Danimarkën në “play-off”, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 41-të në ranglistën e FIFA-s.

Kosova dhe Çekia janë përballur dy herë më parë në eliminatoret për Euro 2020.

Dardanët fituan 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Plzen pësuan humbje me rezultat të njëjtë.

Ndërkohë, më 7 qershor, Kosova do të luajë në shtëpi ndaj Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe ndaj Andorrës, Dardanët janë përballur dy herë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Ndeshja në Prishtinë përfundoi 1-1, ndërsa Kosova triumfoi 3-0 në transfertë.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar skuadrën dhe për ta përgatitur ekipin për sfidat zyrtare në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austria, Izraeli dhe Irlanda.

Dardanët do të grumbullohen më 27 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco