Drita shpallet kampione e Kosovës

Drita shpallet kampione e Kosovës

19:01, 09/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drita është kampionia e re e Superleagës së Kosovës. Skuadra nga Gjilani siguroi matematikisht titullin pas fitores së madhe 2-0 ndaj rivalit direkt, Ballkani, në javën e 33-të të kampionatit.

Ndeshja vendimtare u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Besnik Krasniqi realizoi golin e avantazhit për vendasit, duke ndezur festën në tribunat gjilanase.

Ballkani provoi të reagojë në pjesën e dytë dhe të rikthehej në garë për titullin, por Drita administroi në mënyrë perfekte rezultatin dhe goditi sërish në fundin e takimit.

Ishte Dante ai që vulosi triumfin në minutën e 86-të me golin e qetësisë për 2-0.

Me këtë sukses, Drita rikthen trofeun e kampionit në Gjilan pas një sezoni të dominuar dhe shumë të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, humbja i dha fund ëndrrës së Ballkanit për të mbrojtur titullin kampion, duke ia dorëzuar zyrtarisht fronin rivalëve gjilanas.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Drenica mori një fitore jetike 2-1 ndaj Gjilanit, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco