Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA dhe FIFA

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA dhe FIFA

17:31, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një dekadë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës shënoi një nga arritjet më të mëdha në historinë e sportit kosovar, duke u bërë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Sot, kjo ngjarje historike festohet me krenari, duke rikujtuar rrugëtimin e gjatë dhe sfidues drejt ndërkombëtarizimit.

Në përvjetorin e 10-të, aktivitetet u zhvilluan në Kampi Nacional në Hajvali, ku u mblodhën përfaqësues nga institucione të rëndësishme të vendit.

Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës tregoi qartë mbështetjen e gjerë për zhvillimin e futbollit dhe forcimin e identitetit shtetëror përmes sportit.

Festimet nisën me një moment tejet emocional, ku Kombëtarja e të Amputuarve dhuroi një ndeshje frymëzuese. Përtej rezultatit, kjo përballje solli një mesazh të fuqishëm për guximin, përkushtimin dhe dashurinë për futbollin, duke dëshmuar se sporti nuk njeh kufij.

Anëtarësimi në organizatat më të mëdha të futbollit botëror ka hapur dyer të reja për Kosovën, duke i dhënë mundësinë të konkurrojë në skenën ndërkombëtare dhe të zhvillojë talentet vendase.

Brenda këtyre 10 viteve, futbolli kosovar ka njohur rritje të vazhdueshme, duke fituar respekt dhe vëmendje në arenën globale.

Ky përvjetor nuk është vetëm një festë, por edhe një kujtesë e rrugës së kaluar dhe një motivim për të ardhmen.

Futbolli i Kosovës vazhdon të ndërtojë identitetin e tij, me synime të qarta për suksese edhe më të mëdha në vitet në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco