Edon Zhegrova nuk ka pasur ndikimin që pritej te Juventusi dhe me shumë mundësi në verë do të bëhet me skuadër të re.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” dëshiron ta shesë, pavarësisht se dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Torino.
“Edon Zhegrova dhe Juventusi, një ndarje është më e mundshme gjatë verës. Ai do të dëshironte të qëndronte edhe për një vit dhe është i lumtur te bardhezinjtë, por klubi tashmë po punon për ta larguar. Megjithatë, nuk ka negociata me Beshiktashin pavarësisht spekulimeve në Turqi”, raporton Romano.
© SYRI.net