Theu rekordin e Samuel Eto, këpucët historike të Vedat Muriqit vendosen në muzeun e Mallorcës

Theu rekordin e Samuel Eto, këpucët historike të Vedat Muriqit vendosen në muzeun e Mallorcës

10:43, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcës për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto.

Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, teksa pas ndeshjes shqiptari i Kosovës, ka shkuar menjëherë në muzeun e klubit spanjoll.

Mallorca ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit.

“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e Mallorcës”, shkroi ndër të tjera klubi.

Ndërkohë, Muriqi tani do të provojë të mposhtë Kylian Mbappe për “Këpucën e Artë” në La Liga, pasi ka 21 gola, dy më pak se francezi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco