Lajmi i fundit

VIDEO - Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA/ Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha. U krye!

Shpresë te kualifikimi me Sllovakinë, tifozët e Kosovës blejnë të gjitha biletat e finales së mundshme të ‘play-off’-it

Shpresë te kualifikimi me Sllovakinë, tifozët e Kosovës blejnë të gjitha biletat e finales së mundshme të ‘play-off’-it

16:22, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kosova ëndërron që të marrë pjesë në Botërorin 2026. Tifozët kanë mundësi që t’i ndihmojnë “dardanët” në finalen e “play off”, nëse sfida me Sllovakinë do të fitohet.

Interesimi për stadiumin “Fadil Vokrri” është i jashtëzakonshëm, ndërsa biletat dolën sot në shitje dhe u shitën të gjtiha.

Kosova do të luajë me fituesin e çiftit Turqi-Rumani, në rast se mposht Sllovakinë.

Në të kundërt do të kthehet në një miqësore, pasi do të luajë me humbësin e çiftit të përmendur.

Sfida në “Fadil Vokrri” është rezervuar më 31 mars. Ndryshe nga se ndodh në “Air Albania” për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, çmimet ishin të arsyeshme nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës duke marrë parasysh se mund të jetë finale.

Ata varionin nga 10 deri në 30 euro. Me 100 euro ishin vetëm biletat e tribunës VIP.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco