Superliga e KosovĂ«s/ Sot derbi i madh Ballkani – Drita

Superliga e KosovĂ«s/ Sot derbi i madh Ballkani – Drita

09:17, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës, shkruan Gazeta Express.

Dy skuadrat që kryesojnë renditjen tabelare do të përballen mes vete në një nga duelet më interesante të këtij sezoni.

Aktualisht, Drita prin në tabelë me tri pikë më shumë se Ballkani dhe një fitore eventuale sot do ta afronte shumë pranë arritjes së objektivit për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Ballkani synon që me një fitore të barazojë pikët me ekipin nga Gjilani dhe të vazhdojë fuqishëm garën për ta rikthyer titullin e kampionit në Suharekë.

Dueli tjetĂ«r i ditĂ«s zhvillohet nĂ« KlinĂ«, ku Dukagjini do ta presĂ« Llapin, skuadrĂ«n e drejtuar nga Tahir Batatina. TĂ« dyja ekipet synojnĂ« fitoren pĂ«r t’u ngjitur mĂ« lart nĂ« renditjen tabelare.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen sot dhe nisin nga ora 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco