Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Conceiçao mbron lojtarët dhe kritikon drejtuesit e Milanit: Ja çfarë mungoi

Conceiçao mbron lojtarët dhe kritikon drejtuesit e Milanit: Ja çfarë mungoi

18:14, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, ka folur hapur për periudhën e tij në stolin kuqezi, duke theksuar se nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga drejtuesit e klubit.

Sipas portugezit, te Milani mungonte stabiliteti dhe atmosfera përreth ekipit nuk ishte pozitive, çka e bën edhe më të vlefshme punën që u arrit në ato kushte. Ai nënvizoi se drejtuesit nuk i qëndruan pranë në momentet kyçe.

Conceiçao solli si shembull periudhën pas fitimit të Superkupës, kur skuadra u përball me Cagliarin. Në atë kohë, sipas tij, qarkullonin lajme se klubi po vëzhgonte trajnerë të tjerë, ndërsa ai ishte i fokusuar vetëm te puna dhe te rezultatet. Kjo situatë, sipas tij, nuk i la hapësirë të punonte në çdo aspekt dhe beson se me disa ndryshime do të kishte vazhduar në krye të ekipit.

Trajneri theksoi se futbollistët nuk e tradhtuan dhe se kishin qenë në anën e tij, diçka që, sipas tij, u konfirmua edhe nga Theo Hernandez. Ai kujtoi se pas ndeshjes me Feyenoordin, kur u përfol se Theo kishte marrë qëllimisht karton të kuq, ai doli publikisht në mbrojtje të tij.

Conceiçao shtoi se pas largimit mori shumë mesazhe nga lojtarët. Ai pranoi se kërkon shumë disiplinë, por di edhe të krijojë hapësira për qetësi kur është e nevojshme. Megjithatë, sipas tij, nuk ka tolerancë për mungesë profesionalizmi, si shtim në peshë apo vonesa, pasi për të të gjithë futbollistët trajtohen njësoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco