Agim Ademi i uron Albian Hajdarit mirëseardhjen te Kosova

Agim Ademi i uron Albian Hajdarit mirëseardhjen te Kosova

14:11, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i ka uruar mirëseardhjen Albian Hajdarit, i cili vendosi të zgjedhë Kosovën, duke hequr dorë nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën, ku kishte luajtur për ekipet zinxhir.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të futbollit kosovar.

“Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.

Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.

Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.

Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.

Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!”, shkruan kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco