Edon Zhegrova është paraqitur sot në konferencë për shtyp, të parën që prej se është bërë pjesë e Juventusit.
Dhe, ylli kosovar nuk e ka harruar popullin e tij. “Unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar”, deklaroi Zhegrova në konferencë për shtyp.
“Kam kaluar një periudhë të vështirë fizikisht, por tani ndihem më mirë. Kam filluar të punoj sërish për të arritur formën maksimale, dhe stafi po më ndihmon. Besoj se shumë shpejt do të jem gati dhe i aftë për të luajtur”, theksoi ish-lojtari i Lille.
© SYRI.net