Gafa e FFK-së, harroi përvjetorin e ditës historike

Gafa e FFK-së, harroi përvjetorin e ditës historike

14:43, 13/05/2018
A+ Aa A-

Asnjë reagim nga Federata e Futbollit e Kosovës për datën historike të 13 majit të vitit të kaluar.

Saktësisht, një vit më parë më 13 maj 2017, në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e kanë votuar Kosovën si anëtare të FIFA-së, lajm që pushtoi mediat e gjithë botës, shkruan Gazetasheshi.com.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova kishte marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia kishte rënduar në vendin e vet, teksa Kosova u bë barabartë me të gjitha shtetet e botës.

Kujtjojmë se nga ana e FFK-së nuk pati reagim as në përvjetorin e pranimit në UEFA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco