Ndryshoi ngjyrën rozë në fund të filmit, ja kuptimi i veçantë i fustanit të verdhë të Margot Robbie tek 'Barbie'

Ndryshoi ngjyrën rozë në fund të filmit, ja kuptimi i veçantë i fustanit të verdhë të Margot Robbie tek 'Barbie'

18:01, 16/08/2023
A+ Aa A-

“Barbie” është një ndër filmat më të ri i cili po korr suksese marramendëse.

Mirëpo veshja e Margot Robbie është ajo që e bën kukullën të preferuarën e kohës nga fëmijët dhe të rriturit.

Pasi Barbie arrin të mposhtë Kenët dhe të rivendosë matriarkatin në Barbieland, ajo shfaqet me një fustan të thjeshtë në ngjyrë të verdhë, e cila bie shumë në kontrast me veshjet e saj të mëparshme në ngjyrë rozë.

Gjatë një interviste që Kostumografia e filmit, Jacqueline Durran ka bërë me “Variety”, ka treguar se kuptimin e veçantë se si “Barbie” ka ndryshuar veshjen gjatë gjithë filmit.

“Veshja e Barbie-t ka për qëllim të përfaqësojë ndryshimin. Kjo skenë vendos për ndryshimin që po ndodh me të ndërsa bëhet njeri dhe futet në botën reale. Ne donim një të verdhë të butë. Kjo nuk është një karakteristikë e Barbie-t kur bëhet fjalë për modelin tipik të fustaneve të saj, pasi prerjet janë pas trupit, jo të lirshme. Më parë në film, kukulla ka aksesorë apo vathë të mëdhenj në formë zemre që i mban në festa, por ka diçka në atë varëse që e bën atë më njerëzore”, ka treguar Durran.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco