Me krahët e ngritur lart dhe me një bluzë të shkurtër që i bënte të dukshme të gjitha hiret e trupit të saj, Dea Vieri mbante në duar një banderolë që dukej sikur nuk kishte vend mbi atë kurm: “Deri në vdekje ke për të qenë armik me mua”.

Influencierja i ka vënë vetes një qëllim: të protestojë në Bulevard për dorëheqjen e Edi Ramës dhe ta bëjë këtë duke dhënë mesazhe të forta dhe ironi të thellë. Një prej ditëve, ajo u ngjit në shkallët e Kryeministrisë duke mbajtur këtë parrullë:

Por kulmin ajo e arriti kur, me gjuhën e brezit të saj, e krahasoi Ramën me një të dashur që e bezdis partneren, sepse është nga ata që çfarë thotë sot nuk e thotë nesër.

Por në fakt, halli nuk ishte tek defektet afektive të kryeministrit, por tek mospërputhjet e tij si politikan. Prandaj ajo shpërndau në Instagram një video ku vinte në pah luhatjet e qëndrimeve qeveritare për zonat e mbrojtura.

© SYRI.net