Xsoundbeatz shpërthen me 'Albanian 67', kënga që po pushton rrjetet sociale

18:02, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Producenti muzikor Mentor Zenula, i njohur me emrin artistik Xsoundbeatz, po shënon një sukses të madh me projektin e tij të fundit “Albanian 67”, i cili është kthyer në një fenomen viral në TikTok dhe po merr vëmendje në mesin e shqiptarëve në Ballkan dhe diasporë.

Brenda një kohe të shkurtër, kënga “Albanian 67” ka arritur të bëhet pjesë e mijëra videove në TikTok, Instagram dhe platforma të tjera sociale, duke u përhapur me shpejtësi te publiku shqiptar.

Ritmi karakteristik, energjia e veçantë dhe identiteti artistik i projektit kanë bërë që kënga të shndërrohet në një nga trendet e reja muzikore online, duke tërhequr dëgjues nga vende të ndryshme.

Suksesi i “Albanian 67” nuk është kufizuar vetëm në trojet shqiptare. Projekti është përqafuar edhe nga shqiptarët në diasporë, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali dhe vende të tjera evropiane, duke dëshmuar ndikimin që muzika shqiptare vazhdon të ketë përtej kufijve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen që publiku i ka dhënë ‘Albanian 67’. Të shohësh një projekt tëndin të bëhet viral dhe të dëgjohet nga shqiptarë në mbarë botën është një ndjenjë e veçantë dhe një motivim i madh për të ardhmen”, është shprehur Xsoundbeatz.

Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Mentor Zenulës, duke e vendosur emrin e tij gjithnjë e më shumë në fokusin e skenës muzikore shqiptare.

Pas jehonës së madhe të “Albanian 67”, Xsoundbeatz ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja dhe bashkëpunime me artistë të tjerë, të cilat pritet të publikohen së shpejti.

Me pasionin dhe përkushtimin ndaj muzikës, Xsoundbeatz po vazhdon të ndërtojë profilin e tij në industrinë muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco