Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet të pandashëm në shëtitje romantike në New York

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet të pandashëm në shëtitje romantike në New York

11:07, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë parë sërish shumë të afërt gjatë një daljeje romantike në New York City, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipërmarrësja 28-vjeçare dhe aktori i nominuar për çmimin Oscar, 30 vjeç, janë fotografuar duke ecur dorë për dore në rrugët e Manhattan-it, përpara se të lëviznin me biçikleta të marra me qira nëpër qytet.

Dyshja është shfaqur mjaft e afërt gjatë gjithë kohës, ku Jenner është parë duke e përqafuar Chalamet-in rreth shpatullave teksa prisnin të kalonin rrugën.

Image

Në disa momente, aktori i njohur është parë duke ia kthyer gjestin, duke vendosur dorën në pjesën e poshtme të shpinës së saj, ndërsa me dorën tjetër përdorte telefonin e tij.

Kylie Jenner kishte zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant, e veshur me bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona  të zeza. Ajo kishte kombinuar veshjen me këpucë baleti, syze dielli dhe një çantë me dorezë bambuje, ndërsa kishte një pamje natyrale me shumë pak grim.

Image

Ndërkohë, Timothée Chalamet kishte veshur një bluzë gri Adidas, pantallona të shkurtra blu me motive dhe një kapelë të New York Yankees.

Dyshja vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike për marrëdhënien e tyre, e cila shpesh shoqërohet me paraqitje publike të afërta në qytete të ndryshme të SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco