'Një dasmë gjigante': Besnik Qaka rrëfen performancën në eventin e Dua Lipës

'Një dasmë gjigante': Besnik Qaka rrëfen performancën në eventin e Dua Lipës

13:59, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtari i njohur Besnik Qaka ka ndarë për herë të parë detaje nga performanca e tij në dasmën private të yllit shqiptar me famë botërore Dua Lipa, duke zbuluar disa nga prapaskenat e një prej eventeve më të komentuara të kohëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, lideri i NRG Band u pyet për eksperiencën e tij në ceremoninë ku interpretoi për rreth një orë, pasi u përzgjodh nga vetë Dua Lipa për të sjellë atmosferë me muzikë shqiptare.

Moderatorja Marina Vjollca e komplimentoi artistin për performancën, duke theksuar se të gjithë të ftuarit kanë kënduar dhe kanë vallëzuar nën ritmet e këngëve të tij.

“Të gjithë ata që kanë qenë aty kanë kënduar e kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm. Besnik, komplimente. Si ishte ndjesia?”, u shpreh moderatorja.

Me stilin e tij të rezervuar, Besnik Qaka u përgjigj shkurt:

“Super, super! Jemi kënaqur, ka qenë një dasmë gjigante. Kemi performuar para njerëzve më të rëndësishëm!”

Edhe pse nuk dha shumë detaje nga ceremonia private, këngëtari la të kuptohet se bëhej fjalë për një organizim madhështor, ku atmosfera u ndez nga muzika shqiptare.

Performanca e tij në një nga eventet më ekskluzive të vitit konsiderohet një tjetër vlerësim për karrierën e artistit, i cili prej vitesh mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco