Kush e fitoi çmimin 129 mijë euro në 'Ferma VIP 3'? Shpallet fituesi i madh i spektaklit

Kush e fitoi çmimin 129 mijë euro në 'Ferma VIP 3'? Shpallet fituesi i madh i spektaklit

08:26, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke fituar çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

E pranishme në format që nga dita e parë, Ahmeti arriti të sigurojë mbështetjen e publikut përgjatë gjithë rrugëtimit të saj në reality show, duke u kurorëzuar fituese në natën finale.

Në përballjen e fundit, ajo garoi me Ilirin, ndërsa votat e publikut vendosën që çmimi kryesor t’i shkonte poetes. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Moza falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë eksperiencës së saj.

“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do të isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilit nuk do t’i kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh ajo.

Në renditjen përfundimtare, vendin e dytë e zuri Iliri, ndërsa i treti u rendit Visi. Soni u pozicionua në vendin e katërt, ndërsa Bujaka e mbylli finalen në vendin e pestë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco