Jason Derulo në qendër të kritikave për shkak të peshkaqenëve që mban në shtëpi

Jason Derulo në qendër të kritikave për shkak të peshkaqenëve që mban në shtëpi

14:08, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jason Derulo është kritikuar ashpër dhe është quajtur “i lig” si dhe “një version i dobët i James Bond”, për mbajtjen e një peshkaqeni dhe një peshku (manta) në një akuarium në dysheme në shtëpinë e tij në Tarzana, Kaliforni.

Artisti 36-vjeçar u vu nën kritika të mërkurën nga përdorues në rrjetet sociale, për këtë ambient, i cili u shfaq në një video ku ai i tregonte ambientin një vlogeri.

Shumë njerëz thanë se Derulo po i “dënonte” këto kafshë, duke i mbajtur në një hapësirë shumë të vogël, vetëm për arsye estetike dhe për t’u dukur.

“Absolutisht nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë,” komentoi një përdorues. “I urrej të famshmit që i trajtojnë kafshët si lodra për t’i ekspozuar. Ai duhet të raportohet.”

Një tjetër komentues tha se mbajtja e peshqve në një akuarium nëntokësor “duhet të jetë e paligjshme”, duke kritikuar këngëtarin e “Whatcha Say” për guximin që e ekspozon këtë publikisht.

Shumë përdorues thanë se kushtet e akuariumit të Derulos janë të papërshtatshme, pasi njëri theksoi se kafshët “nuk kanë ku të fshihen nga njerëzit, dritat e forta apo zhurmat.”

Një tjetër shtoi: “Nuk ka asgjë që i stimulon aty. Edhe peshku im i artë kur isha fëmijë kishte kushte më të mira.”

“Ka peshkaqenë. Më shumë se një. Në një hapësirë si pishinë për fëmijë. Numërova të paktën tre. Edhe manta ray (peshqi). Pamje e tmerrshme,” tha një përdorues.

Një tjetër e quajti akuariumin në shtëpinë e këngëtarit të “Savage Love” “veprimin më të keq të mundshëm”, duke shtuar: “Kjo është një krijesë e gjallë, jo një dekor”.

“Dhe një akuarium bosh… pa asgjë që mund të imitojë një habitat natyror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco