Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor me përfaqësuesen kuqezi.
Ceremonia festive ka mbledhur shumë figura të njohura të futbollit shqiptar, duke e kthyer mbrëmjen në një ngjarje të veçantë për sportin në vend.
Mes të pranishmëve ishte edhe presidenti i Federatë Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar nga disa prej lojtarëve të Kombëtares.
Në dasmë u panë gjithashtu Elseid Hysaj, Mirlind Daku dhe Bujar Pllana, të cilët sollën atmosferë të gjallë në festë.
Mbrëmja u karakterizua nga një ambient tepër festiv, ku lojtarët dhe të ftuarit shijuan momentet dhe festuan së bashku këtë ditë të rëndësishme për Hoxhën.
Dasma erdhi në një periudhë të veçantë për sulmuesin shqiptar, i cili vendosi të finalizojë këtë hap të rëndësishëm personal menjëherë pas angazhimeve me Kombëtaren në muajin qershor.


© SYRI.net