Qëndrimi i drejtë është fokusi në mbretërinë e perfeksionit të rrjeteve sociale.
Fenomeni bëhet lehtësisht global, dhe pas filtrave, efekteve fallco, sasisë së muskujve, tashmë rradhën e vëmendjes dhe përpjekjeve e ka postura perfekte, për një trup të instagramueshëm.
Trendi i ri është bërë modë tashmë në vetëm pak javë, duke u kthyer në problem edhe për ata adoleshentë e të rinj që nuk kanë një qëndrim të drejtë apo perfekt siç e kërkon norma, një difekt që vihet re menjëherë.
Kështu perforcohet kujdesi ndaj vetës, dukjes, duke u kthyer në obsesionin e radhës, me trendin Posturemaxxing , por edhe një problem më tepër për ta përballuar në rrjete sociale dhe qëllimi i rradhës që duhet përmbushur.
Kështu kërkmi i rradhës është perfeksionimi i posturës, pjesë integruese e stilit personal, e pëlqen njësoj si vajzave dhe djemve, me shpatulla që qëndrojnë të hapura, krahë të tonifikuar, por jo shumë, shpinë e drejtë e ku asnjë kërrusje e lehtë e qafës nuk pranohet.
Nga ana shëndetësore rregullimi i saj është mjaft e mirë, dhe kushdo prej nesh, në fëmijëri e adoleshencë ka dëgjuar prindërit e gjyshërit të kritikojnë shpesh e të thonë, mbaje trupin drejt.
Sipas koreografëve dhe trajnerëve të disa disiplinave sportive, postura është pjesë e stilit personal mjaft e rëndësishme, dhe nuk është çështja se çfarë vesh, por si sillesh me atë çka vesh.
Principi është Bodytelling, ku trupi është instrumenti narrativë që mbron dhe fsheh lëndimet, kujtimet, gëzimet, bllokimet psikologjike etj.
Lëvizjet e duhura krijojnë look, silhouette, siguri, elegancë, forcë, dhe në palestrat e vendeve evropiane ka shpërthyer mania e kurseve të frymëzuara nga baleti, për përmirësimin e qëndrimit dhe ecjes drejt e bukur.
© SYRI.net