Talenti brazilian / Do bëhet baba në moshën 19-vjeçare, Endrick: Nuk dua që djali të bëhet futbollist

Talenti brazilian / Do bëhet baba në moshën 19-vjeçare, Endrick: Nuk dua që djali të bëhet futbollist

12:53, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Futbollisti Endrick do të bëhet baba për herë të parë. Para pak ditësh ai dhe partnerja Gabrieli Miranda, zbuluan se gjinia e bebit është djalë.

Braziliani i cili do të bëhet baba në moshën 19-vjeçare, ka deklaruar se nuk dëshiron që fëmija i tij të bëhet futbollist.

“Futbolli nuk është një vend i mirë. Shpresoj që djali im të bëhet mjek, avokat, diçka tjetër, nuk dua të bëhet futbollist. Shpresoj që të bëhet një person i mrekullueshëm, një qenie njerëzore e jashtëzakonshme.

Shpresoj që ai të më shohë si një person normal dhe jo si Endrik futbollistin. Futbolli nuk është një botë e lehtë, është një mjedis shumë i vështirë”, deklaroi sulmuesi që është i huazuar te Lyoni nga Reali i Madridit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco