Laura Pausini ndërpret koncertin dhe përdor maskë oksigjeni në skenë

Laura Pausini ndërpret koncertin dhe përdor maskë oksigjeni në skenë

19:04, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtarja italiane, Laura Pausini, është detyruar të ndalojë për pak çaste një koncert të saj në Ekuador pasi nuk është ndjerë mirë në skenë.

Para rreth 8 mijë fansave, artistja ka hasur vështirësi në frymëmarrje gjatë performancës dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. Situata e ka detyruar të ndërpresë koncertin për disa minuta.

Pasi është rikthyer në skenë, Pausini ka zgjedhur të përdorë një maskë oksigjeni, duke e bërë ketë para audiencës.

Pavarësisht situatës, ajo ka ruajtur qetësinë dhe madje ka bërë shaka për të lehtësuar atmosferën, gjë që është pritur me duartrokitje nga publiku.


Pamjet e momentit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si një situatë e pazakontë, por e menaxhuar me profesionalizëm nga artistja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco