Sfida e mosreagimit/ Velinat hyjnë në shtëpi dhe kërcejnë pranë Rogertit: Jalla ja Selina...

Sfida e mosreagimit/ Velinat hyjnë në shtëpi dhe kërcejnë pranë Rogertit: Jalla ja Selina...

09:35, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sfida e mosreagimit ka sjellë një tjetër moment të papritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pas ish-banorëve dhe lajmeve nga jashtë, këtë herë në ambientet e shtëpisë kanë hyrë dy velina.

Ato kanë zgjedhur të ngacmojnë veçanërisht Rogertin, duke iu afruar atij dhe duke kërcyer pranë tij.

Pavarësisht situatës ngacmuese, Rogerti, i cili duket i përqendruar në ruajtjen e sfidës, shihet duke u përpjekur të mos reagojë, herë duke mbyllur sytë e herë duke qeshur lehtë pa thyer rregullat e ngrirjes.

Kujtojmë se kjo provë, e cila kërkon vetëkontroll absolut përballë çdo hyrjeje të re në shtëpi, do të vazhdojë deri në spektaklin e së shtunës, me synimin e banorëve për të fituar shpërblimet e premtuara.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco