Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh është tërhequr nga muzika, Zanfina Ismaili, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rastin e reperit Gjesti, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi.
Reagimi i saj vjen pas raportimeve se Gjesti dyshohet se ka shkuar i armatosur dhe ka kanosur stafin e kompanisë Onima, e cila menaxhon të drejtat e tij autoriale në disa platforma muzikore.
Ismaili, e cila në të kaluarën ka qenë e njohur për hitet si "Partizani i Vogël" dhe "As i fundit, as i pari", ka bërë një reagim të ashpër përmes një InstaStory, duke theksuar se nga përvoja e saj personale ka pasur një eksperiencë shumë negative me pronarin e Onima.
Sipas saj, veprimi i nxituar i Gjestit mund të jetë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara ndër vite.

âKĂ«tĂ« qĂ« e paska bĂ«rĂ« Gjesti ndaj Onima, Ă«shtĂ« veç njĂ« revoltĂ« e njeriut qĂ« (jam e bindur) e kanĂ« gĂ«njyer gjatĂ« dhe shumĂ«. Frustrimi nuk vjen si rrufeja, jo! NdĂ«rsa pronari i Onima ka qenĂ« njeriu mĂ« jo profesional, mĂ« jo korrekt ndonjĂ«herĂ«. Po flas nga pĂ«rvoja ime para shumĂ« vitesh. Sâpaska ndryshuar aspak! Liri pĂ«r Gjestinâ, ka shkruar Zanfina nĂ« InstaStory.
Ndërkohë, reperi Gjesti po përballet me akuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për tri vepra penale, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë. /Telegraf
© SYRI.net