7 dhe 8 Marsi po afrojnë dhe me siguri shumë prej jush po mendoni: “Çfarë t’i dhuroj mësueses, mësueses së fëmijëve, mamit, vjehrrës, kunatës apo një gruaje të rëndësishme në jetën time?”
Në vend që të mendoni gjatë, mund të frymëzoheni nga disa ide dhuratash klasike që pothuajse gjithmonë pëlqehen. Nga teknologjia te momentet e relaksit, këto janë disa dhurata që rrallë zhgënjejnë.
1. Kufje
Një palë kufje me bluetooth janë gjithmonë praktike, sidomos për dikë që dëgjon muzikë, podcast-e apo flet shpesh në telefon.
2. Krehër+tharëse për flokët
Kombinimi i krehrit dhe tharëses është një nga pajisjet më të dobishme të bukurisë për stilim të shpejtë në shtëpi.
3. Një libër i mirë
Nëse ajo pëlqen të lexojë, një libër i zgjedhur me kujdes është gjithmonë një dhuratë me kuptimplotë.
4. Pizhama të bukura
Një palë pizhama cilësore, sidomos prej sateni ose të personalizuara, janë një ide elegante dhe praktike.
5. Produkte për kujdesin e lëkurës
Një set me produkte të kujdesit për lëkurën që ajo i përdor zakonisht është gjithmonë një zgjedhje e sigurt.
6. Një trajtim për fytyrën
Një ‘gift card’ për trajtim fytyre është një mënyrë shumë e mirë për t’i dhuruar pak kohë për veten.
7. Një ditë në spa
Pak relaks dhe përkujdesje është dhurata ideale për shumë gra.
8. Një orë elegante
Orët mbeten një dhuratë klasike që nuk del kurrë nga moda.
© SYRI.net