Dasma në BBVA- DJ Gimbo merr një urim të veçantë nga miku i tij Gjesti

Dasma në BBVA- DJ Gimbo merr një urim të veçantë nga miku i tij Gjesti

14:58, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Big Brother VIP Albania edhe këtë vit organizoi një dasmë simbolike brenda shtëpisë, ku çifti i përzgjedhur për ceremoninë ishte DJ Gimbo dhe Selin.

Dyshja ‘u martuan’ në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, në një ceremoni mjaft emocionuese, ku Selin shkëlqente me fustanin e saj të bardhë. Atmosfera festive dhe momentet romantike u komentuan gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit.

Çifti mori komente të shumta pozitive nga fansat, të cilat nuk munguan as në postimin që DJ Gimbo publikoi në Instagram pas ceremonisë.

Ndër urimet e shumta ra në sy edhe ai i mikut të tij më të mirë, Gjesti, i cili përveçse ka qenë pjesëmarrës në spektakël, është edhe fitues i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania.

Gjesti i bëri një urim të veçantë mikut të tij, koment që mori shumë pëlqime nga ndjekësit:

Image

“Urime, urime, kur del jashtë e kalim qysh duhet dasmën puqi”, ka shkruar ai në komentin drejtuar DJ Gimbos./ Telegrafi

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco