Rogerti rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP, produksioni: Nuk ka shkelje për përjashtim

Rogerti rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP, produksioni: Nuk ka shkelje për përjashtim

22:22, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prime-i i radhës i Big Brother VIP u shoqërua me debate të forta, ku në qendër të vëmendjes u vendosën Rogerti dhe Selin. Situata u tensionua pas disa deklaratave me përmbajtje seksuale të bëra nga Rogerti ndaj Selin dhe motrës së Mateos, çka shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.

Monika reagoi ashpër ndaj tij, duke i thënë: “Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.” Pas këtij momenti, Rogerti u drejtua nga dera e kuqe dhe ndërpreu përkohësisht qëndrimin e tij në shtëpi.

Megjithatë, pas shqyrtimit të situatës nga produksioni, u sqarua se nuk kishte shkelje të rregullores që të çonte në përjashtim përfundimtar, ndaj ai u rikthye sërish në shtëpinë e Big Brother VIP për të vijuar garën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco