Dua Lipa rikthehet në studio në Paris për projekte të reja muzikore

Dua Lipa rikthehet në studio në Paris për projekte të reja muzikore

21:19, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio.

Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje.

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024.

Këngë si “Training Season” dhe “Houdini” janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë dominuar listat muzikore në mbarë botën. /Telegrafi

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco