'Vaanmed' bashkëpunim me Storz Medical, prezantohet teknologjia Shock Wave Therapy

15:36, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e djeshme, në ambientet e Frontera Academy, u zhvillua një workshop i organizuar nga Vaanmed Distribution në bashkëpunim me Storz Medical, një nga kompanitë lider në teknologjitë mjekësore inovative.

Ky workshop mblodhi mjekë estetistë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër, si në teori ashtu edhe në praktikë, me pajisjet më të fundit të Storz Medical.

Në fokus të trajnimit ishte teknologjia Shock Wave Therapy, një metodë inovative jo-invazive që po gjen gjithnjë e më shumë aplikim në estetikë dhe mjekësi. Përmes demonstrimeve live, pjesëmarrësit panë konkretisht se si kjo teknologji ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së fytyrës, stimulimin e prodhimit të kolagjenit si dhe në përmirësimin e elasticitetit të saj. Gjithashtu, u prezantuan aplikime për reduktimin e dhjamit të tepërt të lokalizuar në zonën e barkut apo në pjesë të tjera të trupit, duke ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për pacientët.

Gjatë aktivitetit mbajti fjalën e saj edhe CEO e kompanisë, Dorina Shamo, e cila vuri në dukje rëndësinë e marrëdhënies dhe bashkëpunimit me Storz Medical, si një hap i rëndësishëm për të çuar përpara nivelin e estetikës në Shqipëri dhe për të sjellë teknologjitë më të avancuara pranë profesionistëve vendas.

Workshopi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim eksperience dhe përditësim profesional, duke forcuar më tej bashkëpunimin mes ekspertëve të fushës dhe kompanive lider në treg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco