Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ U arratis sërish nga muri? Selin pa ngjarjen? Çfarë dinë banorët për përjashtimin e Kristit: Është ngjitur prapë atje...

VIDEO/ U arratis sërish nga muri? Selin pa ngjarjen? Çfarë dinë banorët për përjashtimin e Kristit: Është ngjitur prapë atje...

12:50, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas njoftimit për përjashtimin e Kristi Lamajt nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, banorët kanë nisur menjëherë aludimet për arsyen e largimit të tij.

Gjatë diskutimeve mes tyre, disa prej banorëve ngritën dyshimin se Kristi mund të ketë kapërcyer sërish murin e shtëpisë, ashtu siç kishte bërë edhe më parë. “Mos është ngjitur prapë atje?”, u shpreh Selin, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë përsëritur.

Bisedat vijuan për disa minuta, me banorët që analizonin lëvizjet e fundit të Kristit dhe përpiqeshin të kuptonin se çfarë mund të ketë ndodhur. Edhe pse nuk pati një konfirmim të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë për mënyrën e largimit, aludimet për kapërcimin e murit dominuan diskutimin mes tyre.

Ngjarja ka shtuar kureshtjen mbi atë që ka ndodhur realisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë sqarime të tjera lidhur me arsyen e përjashtimit.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco