Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18 vjet shtet - të famshmit shqiptarë urojnë Pavarësinë e Kosovës

18 vjet shtet - të famshmit shqiptarë urojnë Pavarësinë e Kosovës

12:33, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, Kosova shënon një moment të veçantë historik, 18 vjet të pavarësisë dhe sovranitetit të saj.

Ky përvjetor ka nxitur një valë urimesh dhe mesazhesh krenarie në rrjetet sociale, ku figura të njohura nga muzika, sporti dhe arti kanë bashkuar zërat për të festuar vendin e tyre.

Mes yjeve që kanë ndarë urimet më të ngrohta janë: Vesa Luma, Fifi, Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi dhe Dhurata Dora si dhe futbollistët e njohur shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Këta emra të famshëm kanë ndarë mesazhe prekëse dhe urime, duke kujtuar rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të Kosovës drejt lirisë dhe duke i dhënë rëndësi krenarisë kombëtare që ndihet sot në gjithë vendin.

Më poshtë ndiqni postimet e tyre. /Telegrafi

ImageImageImageImageImage


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco