Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një eventi festiv, ku këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka, është goditur me lule nga disa pjesëmarrës.
Sipas pamjeve të publikuara në media, artisti ishte në mes të performancës kur disa persona nga publiku iu afruan dhe e goditën me lule, duke shkaktuar ndërprerje të performancës.
Ngjarja ka krijuar reagime të menjëhershme mes të pranishmëve, ndërsa disa persona janë përpjekur të qetësojnë situatën.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë incident.
© SYRI.net