Supermodelja me famë botërore, Irina Shayk, është konfirmuar si bashkëprezantuese e natës së tretë të Festivalit të Sanremos 2026. Ajo do të ngjitet në skenën e Teatrit Ariston përkrah prezantuesit Carlo Conti dhe ikonës së muzikës italiane, Laura Pausini.
Lajmi ka ngjallur entuziazëm të madh mes fansave të festivalit, të cilët janë kuriozë të shohin jo vetëm performancën e Irinës në rolin e prezantueses, por edhe stilin dhe veshjet që ajo do të zgjedhë për këtë mbrëmje të rëndësishme të muzikës italiane.
Interesant është fakti se edhe Georgina Rodriguez, partnerja aktuale e Cristiano Ronaldos, ka qenë më parë prezantuese në Sanremo, duke tërhequr vëmendje me elegancën dhe paraqitjen e saj. Kjo krijon një lloj “sfide” simbolike mes dy supermodeleve, që pritet të komentohet gjerësisht nga fansat e modës dhe spektaklit: kush do të lërë më shumë gjurmë në skenën e Aristonit?
© SYRI.net