Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Bad Bunny ‘ndezi’ Super Bowl-in, por rekordi mbetet i Kendrick Lamar

Bad Bunny ‘ndezi’ Super Bowl-in, por rekordi mbetet i Kendrick Lamar

09:26, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shfaqja e Bad Bunny në pushimin e Super Bowl-it të 60-të arriti shifra mbresëlënëse shikueshmërie, por nuk mjaftoi për të thyer rekordin historik. Sipas të dhënave të publikuara nga Nielsen, koncerti i yllit portorikan u ndoq nga 128,2 milionë telespektatorë, duke mbetur poshtë 133,5 milionëve që arriti Kendrick Lamar në vitin 2025, si dhe rekordit të Michael Jackson në vitin 1993 me 133,4 milionë.

Përzgjedhja e Bad Bunny shkaktoi polemika javë para eventit. Zëra nga e djathta amerikane kritikuan faktin që artisti, i cili këndon kryesisht në spanjisht dhe vjen nga Porto Riko, territor amerikan që prej vitit 1898, nuk përfaqësonte “mjaftueshëm” identitetin amerikan. Presidenti Donald Trump e cilësoi performancën si “fyerje ndaj madhështisë së Amerikës” dhe madje bojkotoi eventin, ndërsa u organizua edhe një koncert alternativ me artistë si Kid Rock.

Megjithatë, Bad Bunny solli një spektakël energjik dhe plot ngjyra, me të ftuar specialë si Lady Gaga dhe Ricky Martin. Performanca ishte e mbushur me referenca kulturore ndaj Porto Rikos dhe u mbyll me një procesion flamujsh latino-amerikanë, si simbol i diversitetit kulturor në kontinent.

Sa i përket ndeshjes, Seattle Seahawks mposhtën New England Patriots me rezultatin 29-13. Finalja u ndoq nga mesatarisht 124,9 milionë shikues në NBC dhe platformat digjitale, duke u renditur si Super Bowl-i i dytë më i ndjekur në histori, pas edicionit të kaluar.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco