Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Bleona Qereti i bën ftesë publike Elon Musk, ja çfarë i kërkon këngëtarja

Bleona Qereti i bën ftesë publike Elon Musk, ja çfarë i kërkon këngëtarja

11:55, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka birësuar një luan në Afrikë, të cilin e ka emëruar me emrin Sarara.

“Unë kam marrë këtë byzylykun dhuratë për ditëlindje, vlera e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë,”-tha ajo.

Për më tepër, Bleona shpjegoi se përmes një aplikacioni të quajtur Fahlo, i cili është një platformë që bashkëpunon me organizata të ndryshme për mbrojtjen e jetës së egër, ajo mund të ndjekë në kohë reale lëvizjet e luanit të birësuar.

Bleona gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për të takuar personalisht titanin e teknologjisë Elon Musk, për t’iu lutur për një kërkesë. “Dua të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkojë që t’i shpëtojë të gjitha kafshët e kësaj bote”-theksoi ajo mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco