Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ndahet nga jeta aktorja 33-vjeçare e ‘The Walking Dead’

Ndahet nga jeta aktorja 33-vjeçare e ‘The Walking Dead’

10:30, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktorja Kelly Mack, e cila luajti gjithashtu në serialin e njohur The Walking Dead , duke luajtur Andyn në sezonin e nëntë të serialit që u transmetua nga viti 2018 deri në vitin 2019, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Mack, emri i vërtetë i së cilës ishte Kelly Lynn Klipnow, ndërroi jetë më 2 gusht pas një beteje me kancerin, njoftoi familja e saj. Aktorja 33-vjeçare ishte diagnostikuar me gliomë, një tumor në tru që prek sistemin nervor qendror, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e saj në CaringBridge.

Familja e Mack tha se do të mbajë një “festim të jetës së saj” në Glendale, Ohio, më 16 gusht, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor për miqtë dhe kolegët e saj në Los Angeles.

“Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Kelly-t tonë të dashur”, shkroi familja e saj në një postim në Instagram. “Një dritë kaq e ndritshme dhe e ngrohtë ka kaluar në anën tjetër, ku të gjithë përfundimisht do të shkojmë. Kelly ndërroi jetë në paqe të shtunën në mbrëmje, me nënën e saj të dashur Kristen dhe tezen Karen pranë saj. Kelly tashmë ka arritur shumë nga të dashurit e saj në formën e fluturave. Ajo do të na mungojë shumë më tepër sesa mund të shprehin fjalët.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco