Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kishte shkuar për xhirime: Regjisori legjendar i ‘Kumbari’ shtrohet në një spital në Romë

Kishte shkuar për xhirime: Regjisori legjendar i ‘Kumbari’ shtrohet në një spital në Romë

21:41, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Regjisori i njohur amerikan, Francis Ford Coppola, është shtruar në spitalin universitar Tor Vergata në Romë, sipas mediave italiane.

86-vjeçari Coppola kishte planifikuar prej kohësh një ndërhyrje në zemër në këtë strukturë spitalore.

Menjëherë pas pranimit, ai ka shfaqur një aritmi të lehtë kardiake dhe aktualisht ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve për ndjekjen e gjendjes së tij shëndetësore.

Regjisori legjendar, i njohur për filmat e tij të famshëm si ‘Kumbari’, ‘Apokalipsi Tani’ dhe shumë vepra të tjera, është me origjinë italiane dhe prej disa muajsh ndodhet në Itali për përgatitjet e filmit të tij të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco