Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Laert Vasili për Ilnisën: Edhe sikur të ishte femra e fundit në botë, s’do bëja kurrë dashuri me të

Laert Vasili për Ilnisën: Edhe sikur të ishte femra e fundit në botë, s’do bëja kurrë dashuri me të

09:16, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori i njohur Laert Vasili, ish-finalist i ‘Big Brother VIP Albania 4’, ka folur pa komplekse për marrëdhënien e tij shoqërore me Ilnisa Agollin, në një intervistë ekskluzive për programin 'Live From Tirana' me Ronaldo Sharkën.

Për të sqaruar çdo keqkuptim, Vasili ka theksuar se lidhja e tij me Ilnisën është e bazuar vetëm në miqësi të thellë.

Kur Ronaldo e pyeti nëse ka pasur ndonjëherë tërheqje seksuale ndaj Ilnisës, aktori reagoi me humor: “Çfarë thua?! Ilnisën e njoh prej 11 vitesh, e kam shoqe. Unë nuk i ngatërroj këto.”

Përveç kësaj, Laerti i dha një përgjigje të qartë dhe të mençur kur iu referua një deklarate të Ilnisës, ku ajo kishte thënë se edhe nëse mashkulli i fundit në botë do të ishte Laerti, ajo nuk do të bëjë kurrë marrëdhënie me të.

“Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe sikur femra e fundit në botë të ishte Ilnisa, nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe!” shprehet Laerti, duke theksuar se për të, një shoqe është si një motër dhe se nuk ka vend për inceste në miqësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco